Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Masakrat e sotme në Moskë, sulme vetëvrasëse të dy grave
English

Masakrat e sotme në Moskë, sulme vetëvrasëse të dy grave

Moskë, 29 Mars NOA - Autoritetet ruse thanë se Moska sot ishte shënjestër e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste jashtë rajonit të Kaukazit Verior, që nga gushti i vitit 2004. Sulmet e dyfishta në metronë e Moskës, mëngjesin e sotëm, ndodhën në kohën më frekuentuese.

Vladimir Markin, zëdhënës i komitetit hetues të prokurorëve, tha se të paktën 34 njerëz u vranë sot nga ato që autoritetet ruse i quajtën sulme të ndara me bomba në trenat e metrosë.

Siç raporton radio Evropa e Lirë, janë ndërmarrë hetime terroriste për shpërthimet në stacionet Lubjanka dhe Parku i Kulturës. Kryebashkiaku Juri Luzhkov tha se dy gra besohet se e kanë hedhur veten në erë, sapo kanë hyrë në tren. "Sipas raporteve të para që i morëm nga Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, janë përfshirë dy sulmuese vetëvrasëse. Ato tashmë janë identifikuar", tha Luzhkov. Zyrtarët për zbatimin e ligjit mendojnë se gratë e kishin fshehur eksplozivin në trupin e tyre. Sipas Juri Sjominit, kryeprokuror i Moskës, shpërthimi në stacionin Lubjanka ndodhi në orën 7:52, sipas kohës së Moskës, dhe u krye nga një sulmues vetëvrasës, i cili e kishte fshehur eksplozivin në trup, afro tre kg TNT. Sulmuesi i parë e aktivizoi eksplozivin në vagonin e dytë, në çastin kur treni hyri në stacionin Lubjanka. Zyrtarët thanë se të paktën 22 njerëz vdiqën dhe rreth 18 u plagosën në shpërthimin në stacionin Lubjanka. Pamjet nga kamerat treguan kufoma që shtriheshin në stacion. Shpërthimi i dytë ndodhi në vagonin e dytë të trenit që mbërriti në stacionin Parku i Kulturës, gjysmë ore më vonë. Të paktën 12 njerëz u vranë dhe 15 u plagosën nga shpërthimi. Shërbimi rus i radios Evropa e Lirë raportoi se ambulancat dhe zjarrfikësit e kishin të vështirë të arrijnë në vendin e ngjarjes, për shkak të trafikut të dendur. Irina Andrianova është zëdhënëse e Ministrisë për Situata Emergjente: "Të plagosurit u dërguan në spitale. Dy helikopterë të Ministrisë së Emergjencës po i dërgojnë të plagosurit në spitalet e qytetit", tha Andrianova. Zëdhënësi i kryeministrit Vladimir Putin tha se kryeministri ndodhej në Siberi në kohën e shpërthimeve dhe se është informuar për zhvillimet. Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimet. Por, dyshimet me gjasë do të bien mbi grupet militante nga rajoni rus i Kaukazit Verior, ku Kremlini po lufton kryengritjen islamiste në rritje. Shpërthimet e sotme ishin sulmet më vdekjeprurëse në Rusi jashtë rajonit të Kaukazit Verior, që nga sulmi ndaj dy aeroplanëve të udhëtarëve në vitin 2004, kur u vranë 72 njerëz. Të dy aeroplanët kishin fluturuar nga aeroporti ndërkombëtar i Moskës. Sulm tjetër terrorist ishte ai i 27 nëntorit, 2009, në trenin e udhëtarëve në linjën Moskë-Shën Petersburg, kur u vranë 26 vetë dhe u plagosën 100. Herën e fundit, Moska u godit nga një valë sulmesh terroriste në gusht, 2004, kur një sulmues vetëvrasës e hodhi veten në erë para një stacioni të metrosë, duke marrë jetën e 10 njerëzve.

KOMENTE