Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta në Zagreb me presidentin kroat: Të eksplorojmë hapësira të reja
English

Meta në Zagreb me presidentin kroat: Të eksplorojmë hapësira të reja

Zagreb, 29 Mars NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Kroaci me ftesë të Ministrit kroat të Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian, Gordan Jandroković. Takimi i parë ishte në Ministrinë e Jashtme kroate, ku Meta u prit dhe zhvilloi bisedime me Ministrin Jandroković.

Me këtë rast, ata vlerësuan se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë të shkëlqyera, veçanërisht dialogu politik në nivelet më të larta, si dhe rikonfirmuan vullnetin për thellimin e tyre në të ardhmen në të gjitha fushat.

Në bashkëpunimin dypalësh u nënvizua nevoja e rritjes së shkëmbimeve ekonomiko-tregtare si dhe u ra dakord që së afërmi të mblidhet Sesioni i Tretë i Komisionit të Përbashkët, ku të dy palët do identifikojnë dhe eksplorojnë hapësira të reja bashkëpunimi, si dhe do të mbështesin e nxisin lidhjet mes komuniteteve të biznesit.

Meta vlerësoi se ekzistenca e regjimit të vizave për shqiptarët që kërkojnë të shkojnë në Kroaci dhe mungesa e fluturimeve direkt mes Tiranës dhe Zagrebit krijojnë vështirësi për nxitjen e bashkëpunimit mes të dy vendeve, veçanërisht në fushën ekonomiko-tregtare dhe për afrimin mes popujve tanë.

Në këtë kontekst z. Meta u sigurua nga Ministri Jandroković se pala kroate do të angazhohet seriozisht për të gjetur një zgjidhje për të hequr regjimin e vizave me shqiptarët, duke konsideruar si shumë pozitiv progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e liberalizimit të vizave me BE.

Gjithashtu, Ministri Jandroković theksoi se edhe për Kroacinë është i rëndësishëm bashkëpunimi i gjithanshëm dhe prioritar me Shqipërinë. "Ne hymë së bashku në NATO, theksoi ai, dhe do të donim që edhe ju shumë shpejt të mbyllni me sukses procesin e anëtarësimit në BE. Për këtë qëllim ju ofrojmë përvojën tonë dhe ekspertizën e nevojshme për të evituar gabimet dhe vështirësitë që shoqërojnë procesin.

Në takim u vlerësua si shumë i frytshëm bashkëpunimi i deritanishëm në kuadër të proceseve euroatlantike, nismave rajonale dhe organizatave ndërkombëtare, ku u sigurua për mbështetjen reciproke të kandidaturave. Në fund të bisedimeve u nënshkrua edhe Protokolli i Bashkëpunimit midis Akademive Diplomatike.

Çështje të bashkëpunimit dypalësh dhe të rolit të dy vendeve tona si faktor stabiliteti në rajon ishin në qendër të takimit që z. Meta pati me Presidentin e Republikës së Kroacisë, z. Ivo Josipović. Z. Meta pasi e urojë z. Josipović për detyrën si president i vendit, shprehu bindjen se marrëdhëniet mes të vendeve do të vazhdojnë të thellohen në fusha me interes të ndërsjellë, si, ekonomi, energji, infrastrukturë, arsim, kulturë, etj.

Një takim të veçantë e miqësor rezervoi për Zv. Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme z. Ilir Meta edhe Kryeministrja e Kroacisë, znj. Jadranka Kosor, e cila pasi i vlerësoi të shkëlqyera marrëdhëniet politike mes të dy vendeve, theksoi se është e rëndësishme që të dy vendet tona të krijojnë modelin e bashkëpunimit dhe partneritetit në rajon. Kryeministrja kroate siguroi z. Meta se në funksion të këtij bashkëpunimi si dhe për të diskutuar çështje me interes të përbashkët, kam kënaqësinë tju konfirmoj se së shpejti do të vij për vizitë në Tiranë.

Në vazhdën e takimeve me autoritetet më të larta kroate, z. Meta u prit në një takim të veçantë nga Kryetari i Parlamentit, z. Luka Bebić. Gjatë këtyre takimeve u vlerësua niveli shumë i mirë i bashkëpunimit dypalësh dhe u vlerësua roli i veçantë i diplomacisë parlamentare në bashkëpunimin dypalësh dhe në tërë proceset integruese të vendeve tona dhe të rajonit.

Gjatë qëndrimit të tij në Zagreb, z. Meta u takua edhe me përfaqësues të komunitetit shqiptar që punon e jeton në Kroaci, si dhe mbajti një fjalë në Fakultetin e Shkencave Politike të Zagrebit lidhur me proceset e integrimit të Shqipërisë në BE.

e.r/NOA

KOMENTE