Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Micoli, përfaqësuesja italiane mbetet vetëm një ëndërr
English

Micoli, përfaqësuesja italiane mbetet vetëm një ëndërr

Itali, 29 Mars NOA - Fabrizio Micoli tashmë mund të themi se është një mbret në qytetin e Palermos për të gjithë tifozët e këtij ekipi. Ai po kalon me të vërtetë një moment mjaft të shkëlqyer të karrierës së tij ku, në ndeshjen e fundit ai realizoi një tripletë kundrejt Bolonjës dhe çoi ekipin e tij në një fitore mjaft të rëndësishme.

Edhe pse po kalon një formë të mirë, tekniku i përfaqësueses Italiane Maçelo Lipi duket se nuk ka ndërmend ta grumbullojë lojtarin në listën e lojtarëve të Botërorit Afrikë e Jugut 2010.

Për Micolin kombëtarja e këtij vendi mbetet vetëm një ëndërr dhe ai vetë ka ironizuar me këtë fakt duke thënë se në qoftë se Lippi nuk do ta thërrasë atë, atëherë ai ka punë të tjera për të bërë, madje ka shtuar se do të jetë dëshmitarë në një dasmë të një miku të tij të ngushtë.

Gjithsesi Micoli është duke e shijuar këtë moment që po kalon dhe ka theksuar se do të japë maksimumin për ekipi e tij të Palermos.

r.b/NOA

KOMENTE