English

PS del me moton: Çdo mjet demokratik për largimin e qeverisë

Tiranë, 29 Mars NOA - Partia Socialiste doli sot me moton "çdo mjet demokratik për largimin e qeverisë", duke vlerësuar se pushteti që nuk është produkt i votës së qytetarëve të Shqipërisë, por produkt i manipulimit, shtrembërimit dhe grabitjes së vullnetit të tyre.

Blendi Klosi, deputet i PS doli pak minuta më parë me një qëndrim për mediat ku bëri thirrje që "të gjitha familjet shqiptare të na bashkohen në këtë muaj protestash të pandalshme anembanë vendit për t'i treguar qeverisë së Sali Berishës se kupa është mbushur dhe se ai nuk mund të vazhdojë të mbajë peng një popull të tërë për interesat e familjes së tij politike e biologjike".

Sipas Klosit, "të gjitha hallet e problemet me të cilat përballemi sot e kanë zanafillën vetëm tek keqqeverisja e një regjimi i cili e sheh popullin mbarë si të njerkës, i cili nuk ndjehet aspak i detyruar të japë llogari për keqqeverisjen e tij, sepse ka sigurinë që qytetarëve ua merr votën edhe me pahir".

Në këtë pikë Klosi premtoi se Partia Socialiste do të përdorë çdo mjet në arsenalin e mjeteve demokratike për të larguar Sali Berishën nga pushteti, përpara se kostoja e sundimit të tij ilegjitim të bëhet e papërballueshme për vendin.

e.r/NOA

KOMENTE