English

Sherr i përgjakshëm mes shqiptarësh në burgun e Korfuzit, një në koma

Korfuz - Janinë, 29 Mars NOA - Një i ri shqiptar është dërguar me urgjencë në spitalin shtetëror të Janinës pak pasi u masakrua me sende të forta dhe mjete të mprehta në burg.

Viktima, emri i të cilit nuk u bë i ditur, gjendej në burgun e Korfuzit, disa muaj pasi ai kishte marrë një dënim të rëndë me shumë vite burgim, por nuk u konfirmua krimi që kishte kryer.

Ngjarja ndodhi gjatë natës duke hyrë dita e hënë. Policia tha zyrtarisht se shkak i krimit që përfshiu katër shqiptarë, dy grekë dhe disa të burgosur të tjerë të kombësive të ndryshme, kishte për qëllim që të sqaronte se kush do të mbante komandën brenda burgut, mes të dënuarve që vuajnë dënimin.

Mësohet se pjesa më e madhe e personave të përfshirë në përleshjen e përgjakshme, ishin të sapoardhur në burgun e Korfuzit.

"Për shkak se gjendja e shqiptarit të plagosur, ishte kritike, ne e dërguam atë me helikopter nga burgu në Spitalin Universitar të Janinës", - tha një zyrtar i burgjeve.

I dëmtuari ka plagë të rënda në kokë dhe në të gjithë trupin dhe gjendja e tij mbetet shumë e rëndë, kanë pohuar mjekët në spitalin e Janinës,

dh.a/e.r/NOA

KOMENTE