English

Ushqente lopën, vdes në kushte të dyshimta 70-vjeçarja

Elbasan, 29 mars, NOA - Ta ketë vrarë lopa?! Kjo është pyetja që u shkoi menjëherë në mendje të afërmve, por edhe ekspertëve hetimorë ndërsa kanë gjetur në kasollen e bagëtisë një 70-vjeçare pa ndjenja.

Bëhet fjalë për të moshuarën Ogllani Bezhani, nga fshati Kuqan i komunës Shirgjan të Elbasanit, e cila është gjetur nga familjarët e saj pa ndjenja ndërsa ka qenë duke i shërbyer lopës së saj.

Menjëherë e moshuara është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku është ndarë përfundimisht nga jeta, pa mundur t'i shpëtojë dot vdekjes.

Ndërkaq, kufoma i është nënshtruar autopsisë dhe po punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes të saj, kurse materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE