Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Makina përplaset me karrocën, vdes 53-vjeçari
English

Makina përplaset me karrocën, vdes 53-vjeçari

Bilisht, 31 mars, NOA - Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen, mësohet se ka ndodhur duke u gdhirë dita e sotme, saktësisht në orën 03:45 të mesnatës, në aksin rrugor Bilisht-Miras.

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të Korçës, sipas të cilave, viktima e shkaktuar nga aksidenti i mësipërm është Arif Aliko, rreth 53 vjeç.

Burimet shtojnë se ka qenë Thanas Temo, i cili po drejtonte mjetin e tij tip Benz me targa DV 2118 A dhe që është përplasur më pas me një karrocë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen i lartpërmenduri.

Grupi hetimor është duke shqyrtuar të gjitha rrethanat e ngjarjes për ta zbardhur në mënyrë të plotë atë, ndërsa materialet përkatëse do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës.

n.e/NOA

KOMENTE