English

Mbahet sot konferenca e ndihmave për Haitin, priten miliarda

Nju Jork, 31 mars, NOA - Sot në Nju Jork fillon punimet konferenca donatore për Haitin, në të cilën shpresohet se do të mblidhen ndihma prej rreth katër miliardë dollarësh.

Tre muaj pas tërmetit katastrofal, në konferencën e organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bëhet me dijeni se do të marrin pjesë 136 vende. Nga ana e tij, shefi i Bankës Botërore Robert Zoellick, deklaroi në një intervistë se donatorët dhe qeveria e Haitit duhet të fillojnë një partneritet afatgjatë me qëllim rindërtimin e vendit të shkatërruar.

Sipas tij, për të evituar korrupsionin dhe keqpërdorimin e këtyre ndihmave duhet të ndërmerren masa të posaçme.

Vlerësohet se dëmet e tërmetit kapin shumën prej rreth shtatë miliardë dollarësh, ndërsa plani i OKB-së për rindërtimin e këtij vendi parashikon ndihma në vlerë prej 11.5 miliardë dollarësh.

Po kaq, parashikohet të jetë edhe ndihma që do të akordojë Komisioni Evropian.

n.e/NOA

KOMENTE