English

Mbante me vete gjysmë kg drogë, arrestohet

Elbasan, 31 mars, NOA - Gjatë kontrollit fizik që iu ushtrua një djaloshi 24-vjeçar, iu gjend dhe iu sekuestrua më shumë se gjysmë kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, e cila ishte futur në një qese plastike me ngjyrë blu me mbishkrimin "Terranova".

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat policore të Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, i ndaluari quhet Ervin Hoxholli dhe është banues i këtij qyteti.

Arrestimi i tij u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dyshohej se ai dispononte lëndë narkotike dhe në fakt kështu rezultoi pas kontrollit të tij fizik.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjend edhe një sasi lënde narkotike kanabis sativa me peshe 147.2 gram.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Elbasanit për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE