English

Militantët çeçenë: Ne i përgatitëm sulmet në Moskë

Grozni, 31 mars, NOA - Militantët çeçenë kanë marrë përgjegjësinë për sulmet kamikaze që ndodhën në metronë e Moskës para dy ditësh, nga të cilat u vranë 39 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.

Lajmi është bërë me dijeni nga vetë Doku Umarov, një nga udhëheqësit e militantëve çeçenë, sipas të cilit, ka qenë pikërisht ai që ka urdhëruar sulmet kamikaze të dy grave që shpërthyen në metronë e Moskës.

Përmes një videoje të postuar në faqen e internetit kavkazcenter.com, Umarov thotë se i ka urdhëruar ai sulmet dhe se sulme të ngjashme do të ketë dhe në të ardhmen.

n.e/NOA

KOMENTE