English

Mutu i pezulluar vetëm për një vit

Itali, 31 Mars NOA - Lojtari i Fiorentiës Adrian Mutu rezultoi pozitiv për sa i përket sibutramina, i cili është një simulant që shmang efektet e urisë. Ai rezultoi i pozitiv për këtë lloj dopingu në dy ndeshje të ekipit të tij, në atë me Barin në Kampionat dhe Lazion në Kupën e Italisë.

Për këtë arsye Federata e Futbollit Italiane e ka pezulluar lojtarin me vetëm një vit larg këtij aktiviteti dhe ky për lojtarin duhet thënë se është një lajm i mirë.

Mutu e ka për herë të dytë diçka të tillë pasi kujtojmë se dhe në kohën kur ishte tek Çelsi ai rezultoi pozitiv për përdorim të kokainës dhe për të pritej një dënim akoma më i madh pasi atëherë ai u pezullua me vetëm shtatë muaj larg fushave të futbollit.

r.b/NOA

KOMENTE