English

Pankina e Juves, sfidë midis Benitez dhe Blanc

Itali, 1 Prill NOA - Pasi nuk mund të jetë më Prandeli tekniku i Juventusit i cili deklaroi se do të qëndrojë në Firence tashmë gara për këtë post mbetet vetëm midis dy trajnerëve dhe bëhet fjalë pikërisht për Benitez dhe Blanc.

Tashmë mund të themi se operacioni për to ka filluar dhe në veçanti për Blanc ku zëvendës drejtori i përgjithshëm i Juventusit Bettega ka qenë në Francë dhe asistoi në sfidën e Bordos me Lionin.

Me sa duket tratativa midis Blanc dhe stafit drejtues të Juventusit ka nisur por, në rast se çdo gjë nuk do të realizohet atëherë alternativa tjetër mban emrin e Bentiez.

Tekniku spanjoll i Liverpulit ka qenë një objektiv i bardhë e zinjve që në merkaton e janarit por, tashmë çdo gjë ka ndryshuar dhe i vetmi problem për këtë trajner është vlera e lartë e tij e cila mund ti kushtojë shtrenjtë Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE