English

PDU: Skandaloze festa greke me parullat e Vorio-Epirit

Tiranë, 31 mars, NOA - Provokim irredentist i organizatave "vorio-epirote" është cilësuar nga drejtuesit e Partisë për Drejtësi dhe Unitet, parakalimi përmes flamujve të "shtetit të Vorio-Epirit" gjatë festës së ashtuquajtur e "Pavarësisë së Vorio Epirit", organizuar në Athinë nga disa shoqata më 17 shkurt dhe publikuar sot.

"Ato janë skandaloze dhe të dënueshme, për më tepër kur këto akte irredentiste kanë marrë edhe lejen e autoriteteve shtetërore greke. Me sa tregojnë këto fotografi, të siguruara vetëm sot nga ky aktivitet, parullat e ushtarëve grekë nuk ishin e vetmja shenjë antishqiptare gjatë këtyre kohëve", thuhet në deklaratën e PDU-së lidhur me një fakt të tillë.

Ndërsa shtohet se në këto fotografi parrullat e hedhura janë "Vorio Epiri, nuk e shes, nuk harroj".

"Këto akte të dënueshme që nxisin irredentizmin dhe flasin për etnitete që nuk ekzistojnë, të cilat madje i trajtojnë edhe si "shtete" e që nuk u shërbejnë marrëdhënieve mes dy shteteve e as mes dy kombeve", përfundon deklarata e PDU-së lidhur me një akt të tillë.

"Vorio Epiri" është një shoqatë ekstremiste greke që ka pretendime territoriale, në jug të Shqipërisë prej shumë dekadash.

n.e/NOA

KOMENTE