English

"Pranvera", arrestohen dy persona për drogë

Gjilan, 31 mars, NOA - Një operacion i policisë së Kosovës ka arritur të vërë në pranga dy persona për trafikimin e lëndëve narkotike. Personave me inicialet M. A, 32 vjeç dhe N. A, 26 vjeç, të dy nga Gjilanit, u është konfiskuar një sasi prej 2 kilogramë drogë, e cila dyshohet të jetë e llojit heroinë.

Arrestimi i tyre është bërë mbrëmjen e djeshme nga Departamenti Kundër Krimit të Organizuar në Kosovë, në operacionin e koduar me emrin "Pranvera".

Policia e Kosovës sqaron se droga është gjetur në shtëpitë e të dyshuarve. Gjithashtu, bashkë me lëndën narkotike janë sekuestruar dhe një veturë e tipit "Corado", e cila dyshohet se është përdorur për veprimtari te kundërligjshme, si dhe pesë telefona celular.

m.xh/NOA

KOMENTE