English

PS: Parlamenti, Qeveria, vetë Kryeministri, janë një estradë më vete

Tiranë, 31 Mars NOA - "Parlamenti, Qeveria, vetë Kryeministri, janë një estradë më vete". Kështu vlerësoi sot duke replikuar me kreun e ekzekutivit Berisha, deputeti i Partisë Socialiste Eduard Shalsi.

Ndërkohë që shqiptarët kanë 1001 halle dhe presin përgjigje për krizën e shumëfishtë që ka pllakosur këtë vend, - Shalsi, - zoti Sali tallet dhe bën gallatë duke premtuar ringritjen e Teatrtit të Estradës të shtetit, një praktikë që nuk eksizton në asnjë vend demokratik.

Shalsi sugjeroi se nuk bëhet humor me paratë e shtetit, ashtu sikundër bëri në kohën e komunizmit e aq më pak ky vend ka nevojë për një teatër estradë shteti, sepse Parlamenti, Qeveria, vetë Kryeministri, janë një estradë më vete.

Kurse duke përfunduar, vlerësoi se ky vend ka nevojë për një mazhorancë serioze, që të mendojë për luftën kundër papunësisë dhe ekonominë në përgjithësi.

e.r/NOA

KOMENTE