Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shnajder, i bindur në fitoren e kampionatit
English

Shnajder, i bindur në fitoren e kampionatit

Milano, 31 Mars NOA - Tashmë kampionati italian i Seria A është rihapur dhe po bëhet gjithnjë e më interesant, ku Roma është vetëm një pikë larg Interit dhe Milan me vetëm tre të tilla.

Në lidhje me këtë situatë është shprehur vetë lojtari i Interit, Uesli Sneijder i cili ka dalë në mbrojte të ekipit të tij duke thënë se Inter është një ndër gjashtë skuadrat më të mira në Evropë dhe për këtë fakt është tepër i bindur.

Krahas saj lojtari ndihet mjaft i sigurt për sa i përket fitimit të Seria A.

"Tashmë e vetmja gjë që mund të na pengojë në fitimin e kampionatit janë vetëm dëmtimet dhe skualifikimet pasi Inter është ekipi më i fortë në këtë sezon", - deklaroi Sneijder duke shprehur bindjen e tij për sa i përket fitimit të Seria A.

Trekuartisti holandez duhet thënë se ka zhvilluar një sezon tepër të mirë për skuadrën e tij dhe gjithashtu ka theksuar se do të vazhdojë të japë maksimumin për Interin.

r.b/NOA

KOMENTE