Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vendosën 2 herë eksploziv për shpërthim, kapen të dyshuarit
English

Vendosën 2 herë eksploziv për shpërthim, kapen të dyshuarit

Tiranë, 31 mars, NOA - Vendosën dy herë lëndë eksplozive, një herë në një makinë dhe një herë tjetër në prag të një shtëpie, duke tentuar të kryejnë akt vrasës, por janë identifikuar dhe kapur nga forcat e policisë.

Fjala është për dy personat me emrat Lulëzim Meta, 25 vjeç dhe Klodeta Metkola, 20 vjeç; që të dy banues në Kamëz të Tiranës, të kapur nën operacionin e koduar "Rrezja X".

Që të dy, ata akuzohen për tentativë vrasje me lëndë eksplozive, ku rasti i parë është ai i vendosjes së 400 gram lënde të tillë më 28 janar të këtij viti në automjetin tip furgon në pronësi të 34-vjeçarit Enderim Lezaj, i cili ndodhej i parkuar pranë banesës së tij, në rrugën e "Durrësit" në Tiranë .

Ndërkaq, çifti i dyshuar, përsëri më 21 shkurt të këtij viti dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive prej 400 gram me lidhje elektrike, në banesën e të njëjtit person, lëndë eksplozive e cila ka shpërthyer në momentin kur ai ka qenë duke hyrë në banesën e tij, por fatmirësisht pa dëmtuar rëndë 34-vjeçarin.

Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan për hetime të mëtejshme prokurorisë së Tiranës për veprat penale të "Vrasjes së mbetur në tentativë", "Shkatërrimi i pronës me eksploziv", si dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve", parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 dhe 152/2 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE