Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vrau një emigrant në '96-ën, ekstradohet
English

Vrau një emigrant në '96-ën, ekstradohet

Tiranë, 31 mars, NOA - Pasi ishin konfliktuar gjatë një loje bixhozi, të nesërmen e ka qëlluar duke i shkaktuar plagë të rënda, pa mundur t'i shpëtojë dot vdekjes në spital.

Fjala është për një krim të largët, ndodhur në vitin 1996, mes dy emigrantëve shqiptarë në Patra të Greqisë, autori i të cilit është mundësuar të ekstradohet sot në tokën shqiptare, ndërsa viktima ka qenë Artan Plaka.

Lajmi bëhet me dijeni nga forcat e policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave i ekstraduari është Leksi (Shpëtim) Miraka, 34-vjeç, lindur në Gjyralë të Elbasanit.

Ekstradimi i tij është mundësuar nga zyra e Interpol Tiranës, në bashkëpunim me homologen e saj në Milano të Italisë.

Mësohet ndër të tjera se gjykata e Elbasanit e kishte dënuar me 20 vjet burg Mirakën

për kryerjen e veprës penale te "Vrasjes me paramendim" dhe "Armëmbajtjes pa leje", parashikuar nga nenet 78 dhe 278/2, të Kodit Penal.

Në aeroportin "Nënë Tereza", në Rinas, ky person u është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

n.e/NOA

KOMENTE