English

Zbulohet skandali i pijeve "çudibërëse" në Kinë

Shangai, 31 mars, NOA - Skandal i ri në Kinë, lidhur me shfrytëzimin e tigrave në produktet ushqimore.

Këtë herë në trafik është përfshirë Tiger Park në provincën Heilongjiang në verilindje të Kinës. Sipas "Shanghai Daily", kockat e tigrit janë përdorur për prodhimin e pijeve dhe i janë shitur me vlerën 422 $ një shishe turistëve.

Një punonjës njoftoi se kockat e tigrave zhyteshin në alkool për të paktën tre vjet duke prodhuar një pije alkoolike e konsideruar "çudibërëse", veçanërisht për trajtimin e reumatizmit. Tregtia e pjesëve të tigrave u ndalua në 1993, edhe pse ende eshtrat e këtyre kafshëve vazhdojnë të përdoren në mjekësinë tradicionale kineze.

Problemi i mbrojtjes së këtyre kafshëve u kthye në rëndësi të veçantë në fillim të marsit, kur u përhap lajmi i vdekjes së 11 tigrave të rrallë siberianë të kopshtit zoologjik në Shenyang të Kinës për shkak të mungesës së ushqimit dhe trajtimit të tyre. Episodi ka fituar rëndësi edhe më të madhe në shtyp këtë vit duke iu referuar tigrit në kalendarin hënor kinez.

a.k/NOA

KOMENTE