English

Zef Zorba me parathënien e Kadaresë sot në MKRTS

Tiranë, 31 mars, NOA / Milena Selimi - Zef Zorba është një nga ata poetët që zgjodhën heshtjen në kohën e komunizmit për të mbijetuar.

Sot në mjediset e Ministrisë së Kulturës ,ë 18.00 do të jetë një meshë poetike për të. "Buzë të grira në gaz" vepra e tij poetike me parathënien e Ismail Kadaresë falë shtëpisë botuese ‘Princ' do të jetë për publikun.

Jo më kot për të referuar figurën e tij botuesi Myftar Gjana ka mbledhur në një odeon mendimi, doktorët e Shkencave Mark Marku, Ardian Marashi, Sabri Hamiti, Stefan Çapaliku dhe Primo Shllaku.

Në këtë meshë poetike, pianoja e Robert Radojës dhe violina e Lorenc Radovanit do të jenë as më pak dhe as më shumë, një përçim i vërtetë muzikor i vetë veprës së tij.

"Zef Zorba është një nga poetët më të shquar të letrave shqipe të gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë, pra e asaj periudhe që nga mënyra të ndryshme është quajtur si kohë e komunizmit shqiptar", ka shkruar Ismail Kadare në parathënien e veprës së re të autorit.

Myftar Gjana, botuesi i tij thotë se "ka një refuzim estetik për t'i njohur dhe pranuar ata", thotë Gjana.

Ky i fundit në kolanën e tij tek Shtëpia Botuese "Princi" nuk do të ndalet këtu. Ai është duke u munduar të sjellë Arshi Pipën e plotë në një përpjekje për të sjellë një nga studiuesit më të mëdhenj të letrave shqipe të gjithë kohërave.

n.e/NOA

KOMENTE