English

Alonso: Për momentin jemi më të fortët

Itali, 1 Prill NOA - Piloti i Ferrarit, Fernando Alonso me sa duket i ka idetë mjaft të qarta për sa i përket përballjes së GP së tretë të këtij sezoni në Formula 1.

Ai është shprehur tepër i bindur se skuadra e tij është ndër më të fortat në këtë sezon.

"Duhet të them se skuadra më e mirë është ajo e Red Bull por, momentalisht ne jemi më të fortët dhe për këtë gjë jam tepër i bindur", - deklaroi piloti spanjoll.

Krahas saj ai shtoi se Ferrari ka ende punë për të bërë dhe kjo sipas tij në lidhje me përmirësimin e makinës të cilën ngasin pilotët e kësaj skuderie.

Megjithatë Alonso momentalisht është tepër i kënaqur për sa i përket situatës teknike të ekipit të tij dhe ka shtuar se Ferrari është një ekip i cili kërkon të dhurojë spektakël në këtë sport dhe sipas tij po ja arrin më së miri.

r.b/NOA

KOMENTE