Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Apeli: Qeveria të mbrojë jetën dhe familjen e Klodit të Big Brother!
English

Apeli: Qeveria të mbrojë jetën dhe familjen e Klodit të Big Brother!

Tirane, 2 Prill NOA - LGBT PRO Shqipëri permes nje deklarate per shtyp thote se është vënë në dijeni se familja e Klodian Çelës, djalit që deklaroi hapur homoseksualitetin e tij në programin televiziv Big Brother, për shkak të kërcënimeve të hapura ndaj jetës së tyre, është shpërngulur nga qyteti i Lezhës në një destinacion që mbetet i fshehtë. Me poshte mund te lexoni deklaraten e plote:

"Shpërngulja e një familjeje të nderuar shqiptare, për shkak të deklarimit të hapur të seksualitetit të një individi, është një shfaqe ekstreme dhe e hapur se të drejtat e njeriut në Shqipëri, dinjiteti dhe vlerat njerëzore, nuk mbrohen, respektohen dhe garantohen.

Ndonëse bëhen javë që institucionet më të larta shtetërore, si Qeveria, Parlamenti, Bashkia Lezhë dhe partitë politike në Shqipëri, janë vënë në dijeni të rrezikut që i paraqitej jetës dhe mirëqenies së në familjeje të thjeshte shqiptare, askush nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve, nuk doli publikisht në mbrojtje të jetës dhe të drejtës së një individi dhe një familjeje, por përkundrazi në mënyrë të heshtur u bë pjesë e shfaqjes më të shëmtuar të homofobisë shtetërore të të gjitha niveleve.

TURP! Kjo është fjala e vetme që sot mund t'i drejtohet përfaqësueve të institucioneve shtetërore, që nuk reaguan kundër dhunës verbale dhe kërcënimeve publike dhe të hapura kundër një familjeje shqiptare. Sot me këtë veprim të heshtur janë goditur të gjitha familjet shqiptare; të gjitha familjet që i mësojnë fëmijët e tyre, djemtë dhe vajzat, që të jenë vetëvetja, të kenë dinjitet dhe të pranojnë të jenë njerëz të vërtetë.

TURP! Për frikën dhe neglizhencën qytetare që qyteti i Lezhës tregoi në mos mbrojtjen e një familjeje, duke i dhënë jetë turmave homofobe të kërcënojnë sot jetën dhe mirëqenien tonë, të drejtën tonë për të folur, për të informuar, për t'u shprehur.

TURP! Për një pjesë të shoqërisë civile në Shqipëri që në vend që të promovonte hapur dhe në mënyrë civile bashkëjetesën dhe respektin ndërmjet qytetarëve, në disa raste u bashkua me në mënyrë të frikshme dhe të pështirë me protesta ku u promovua gjuha e urrejtjes, dhunës dhe inkuizicionit publik kundër minoriteteve seksuale në Shqipëri.

Sot, e gjithë Shqipëria është degdisur qindra vjet pas, sepse një familje shqiptare është shpërngulur nga prona e saj, jeta, lagjja dhe qyteti, e njerëzit më të afërt, vetëm për shkak se ne nuk kemi kurajon t'i pranojmë njerëzit që janë të ndryshëm, të jenë midis nesh, të jetojnë me ne në paqe dhe qetësi. TURP!

Duke u nisur nga kjo ngjarje kaq e rëndë, LGBT PRO Shqipëri, do të mirëpriste, nxiste dhe inkurajonte sot çdo individ që beson te demokracia, të drejtat e njeriut dhe tek fakti se që të gjithë jemi të ndryshëm por të barabartë, të dalë publikisht në mbrojtje të jetës së familjes së Klodit. Mbrojtja e familjes së tij sot është mbrojtja që ne i bëjmë diversitetit të qenies njerëzore dhe vetë jetës sonë.

Nga ana tjetër ne do të mirëprisnim cdo reagim dhe masë që përfaqësues të Qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, Bashkisë Lezhë, partive politike dhe shoqërisë civile, do të ndërmerrnin për kthimin në pronën dhe jetën normale të familjes së Klodian Çelës", përfundon deklarata.

KOMENTE