English

Berisha: Kemi mundësi që të jemi superfuqi energjetike

Tiranë, 1 prill, NOA - Shqipëria i ka të gjitha mundësit për të qenë një superfuqi energjetike në rajon. Kjo është deklarata që kryeministrit Sali Berisha ka bërë sot në mbledhjen e reformës rregullatore, ku u vendos ngritja e Qendrës Kombëtare të Aplikimit të Energjisë (QKAE) dhe alokimin i kësaj qendre pranë Qendrës Kombëtare të Lejeve dhe Licencave.

Kreu i qeverisë u shpreh se ngritja e kësaj qendre vjen pas kërkesave të biznesit shqiptar, europian dhe botëror për investime energjetike në Shqipëri.

Ai theksoi se pozicioni gjeografik i Shqipërisë është i favorshëm "për t'u shndërruar në një superfuqi të vërtetë energjetike në rajon, e vendosur në bririn më perëndimor të gadishullit, më pak se 100 km nga një nga tregjet më të mëdha në Europë të energjisë, siç është tregu italian".

Kreu i qeverisë ka deklaruar se potencialet e vendit kanë tërhequr interesin e kompanive të të gjitha përmasave për të investuar në vendin tonë.

Në mbledhjen e Task Force për Reformën Rregullatore u diskutua edhe mbi roblematikën lidhur me licencat për lëndët ozonholluese dhe mbi praktikat e ndjekura në vende të ndryshme në këtë drejtim.

m.xh/NOA

KOMENTE