English

Identifikohet autori dhe viktimat e plagosjes në Skrapar

Skrapar, 1 prill, NOA Update - Policia e Skraparit ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe viktimat e plagosjes së dyfishtë në fshatin Spathar. Autori i ngjarjes është Agron Bakiasi, 22 vjeç. Ndërsa të plagosurit janë Olgerta Sevdari, 18 vjeç dhe nëna e saj Liri Sevdari 42 vjeçe.

Policia është ende në kërkim të autorit, ndërsa dy të plagosurat janë dërguar në spitalin e Çorrovodës. Korrespodenti i NOA njofton vajza ka marrë plagë në fytyrë dhe në trup, ndërsa nëna e saj është plagosur në krah.

Pas ndihmës së parë viktimat janë nisur për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Konflikti mes familjes së vajzës dhe 22 vjeçarit ka nisur kohë më parë. Mes dy të rinjve ka pasur një lidhje dashurie. Por duket se familja e vajzës nuk ka qenë dakord dhe ka vendosur ta fejojë vajzën në Durrës.

Korrespodenti i NOA raporton se incidenti ka ndodhur sot ndërsa vajza me nënën e saj kanë qenë duke punuar në arë.

m.xh/NOA

KOMENTE