English

Jose Murinjo: Futbolli italian nuk më pëlqen

Angli, 1 Prill NOA - Teknik portugez Jose Murinjo ka sulmuar sërish futbollin italian dhe këtë herë e ka bërë nëpërmjet televizionit anglez.

"Futbolli italian nuk më pëlqen dhe kjo gjë është reciproke", - ka deklaruar Murinjo për "skysport" duke dhënë mendimin e tij për sa i përket Seria A.

Ai gjithashtu ka shtuar se tek Inter ndihet mjaft i lumtur por, arsyeja e kësaj deklarate të tij siç ka theksuar dhe vetë Murinjo është në tërësi të këtij kampionati.

Murinjo më pas nuk ka dashur të flasë më shumë pasi sipas tij në qoftë se do të bënte diçka të tillë do të merrte një skualifikim tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që Murinjo ka kritikuar Seria A dhe sipas portugezit Inter është ekipi më i fortë në këtë ku ndalesat e këtij ekipi Murinjo i ka adresuar tek gabimet e arbitrave të Kampionatit Italian.

r.b/NOA

KOMENTE