Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kandiq: Duhet të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës
English

Kandiq: Duhet të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës

Beograd, 1 prill, NOA - Drejtuesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, thotë se është e palejueshme çfarëdo polemikë nëse në Srebrenicë ka pasur ose jo gjenocid, sepse dy gjykata ndërkombëtare dhe një gjykatë kombëtare kanë provuar se atje është kryer gjenocid.

Këto komente, Kandiq i bëri për BBC-në me rastin e miratimit të Rezolutës në Parlamentin e Serbisë me të cilën u kërkohet ndjesë familjeve të mbi shtatë mijë personave të vrarë në vitin 1995 në Srebrenicë, por mungon cilësimi i masakrës si gjenocid.

Ndërkaq, duke folur për Kosovën ajo tha se insistimi në mesazhin e politikës së ditës i zyrtarëve në Beograd se Kosova është pjesë e kësaj Serbie, e çon atë në vetizolim.

Cilat janë komentet tuaja për debatin dhe polemikat e zhvilluara në parlamentin serb nëse masakra e Srebrenicës ishte krim ose gjenocid?

Nga këndi i të drejtave të njeriut është e palejueshme çfarëdo polemikë nëse në Srebrenicë ka pasur ose jo gjenocid, sepse dy gjykata ndërkombëtare dhe një gjykatë kombëtare, në Sarajevë, kanë provuar se në Srebrenicë është kryer gjenocid.

Prandaj, polemika në parlamentin serb është tërësisht e panevojshme duke marrë parasysh aktgjykimet e shqiptuara dhe duke marrë parasysh se shteti i Serbisë pranon vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të asaj të Hagës për krime të luftës në ish-Jugosllavi. Kjo që po ndodhë tani është se përmes polemikës shtetit të Serbisë i mohohet që në fakt të sillet si një shtet ligjor, ndërkohë që ai duhet të respektojë dhe të njohë doemos vendimet e gjykatave.

Dhe, cili është mendimi juaj për vetë rezolutën?

Ky ishte momenti që Serbia të bënte më shumë, duke marrë parasysh se partia në pushtet është parti demokratike dhe prej saj pritej që Serbinë ta paraqes në këtë moment më mirë, madje jo më të mirë se ç'është.

Mund të jeni më konkrete, çka mundi e nuk e bëri?

Mund të bënte më shumë për atë që vazhdimisht është temë diskutimi - do të përdoret fjala gjenocid ose jo. Kështu, me këtë tekst të rezolutës, gjenocidi është dhënë me përshkrim. Domethënë, të gjithë e kanë të qartë se një pjesë e fjalisë është imponuar, se ka të bëj me gjenocidin, se do të thotë gjenocid, por ajo fjalë nuk është përdorur. Gjithçka tjetër në rezolutë është shumë e mirë - falja, dënimi i përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve politike. Gjithçka është thënë bukur, përveç, sipas mendimit tim, mungesës kryesore që 11 korriku të mos shpallet "ditë e kujtesës" së viktimave të gjenocidit. Mendoj se kjo do të thotë shumë për viktimat dhe të gjithë luftëtarët dhe veprimtarët për të drejtat e njeriut. Këtë e përmban edhe Rezoluta e Parlamentit të Evropës.

Ky është ai standardi i cili duhet, duhet të ekzistojë patjetër që shteti i Serbisë të pranojë 11 korrikun si Ditë të Kujtesës dhe këtë kjo rezolutë nuk e ka.

Ndërkaq, sa i përket, për shembull, Partisë Socialiste të Serbisë, për ta mund të thuhet se ky është një hap përpara. Ata, prapëseprapë pas 15 vjetësh bënë një lëvizje përpara dhe tani morën pjesë në hartimin e kësaj rezolute. Mirëpo, aq sa socialistët bënë lëvizje përpara, po aq demokratët nuk lëvizën, sepse patën mundësinë që kësaj radhe ta kapërcejnë atë vijën e deritashme, por ata dëshmuan se nuk janë një parti bash demokratike ashtu sikundër paraqiten. Dhe, për ta problemi themelor që në fakt i pengon ta përdorin fjalën gjenocid dhe të përshijnë në rezolutë që 11 korriku të jetë ditë e viktimave, është se Partia Demokratike nuk e ka ndryshuar politikën ndaj Kosovës.

Sa kohë do të duhen për kapërcimin e asaj që disa e quajnë frustrim i shoqërisë serbe?

Po, t'ju them, prapëseprapë disa gjëra ndryshojnë. Ka gjykime, ka disa lëvizje, por kjo ende nuk mjafton që viktimave, atyre që vuajtën nga regjimi serb, t'ju provojë këto ndryshimet e vërteta. Dua të them se vetëm ndryshimi në qëndrimin ndaj Kosovës do të sjellë me të vërtetë një dëshmi se diçka vërtet po ndryshon seriozisht.

Çfarë mendoni, jeni pesimiste apo optimiste sa i përket këtij ndryshimi të qëndrimit lidhur me Kosovën?

- Mendoj se këto kohët e fundit po shihet nëse Serbia vazhdon të insistojë në mesazhin e vet të politikës së ditës se Kosova është pjesë e kësaj Serbie, atëherë kjo Serbinë do ta shtyjë gjithnjë e më shumë në vend se në integrimet evropiane në një vetizolim - nuk do të marrë pjesë nëpër tubimet ku është Kosova dhe me këtë, në të vërtetë, do të dëmtojë vetëm vetveten. Pra, tani është ai momenti kur patjetër duhet të ndryshojë qëndrimi ndaj Kosovës.

BBC

KOMENTE