Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liga e Kampionëve, Inter thyen Cska
English

Liga e Kampionëve, Inter thyen Cska

Milano, 1 Prill NOA - Skuadra ziklatër e Interit ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në sfidën e saj të parë në Ligën e Kampionëve me rusët e Cska.

Inter fitoi me rezultatin e ngushtë 1 me 0 duke bërë të mundur që ekipi të ketë qetësinë e duhur në ndeshjen e kthimit e cila do të luhet në Rusi.

Pjesa e parë e kësaj sfide duhet thënë se nuk u zhvillua në mënyrën më të mirë për italianët ku ata nuk po krijonin raste shënimi dhe kjo falë dhe meritës së mbrojtjes së Cska të cilët u mbyllën mjaft mirë duke mos lejuar sulmet e ziklatërve.

Në pjesën e dytë loja mori një rrjedhë tjetër ku Inter ishte më e frymëzuar dhe filloi të krijonte shumë raste për të kaluar në avantazh.

Ishte minuta e 65 e takimit ku skuadra e Murinjos kaloi në avantazh dhe kjo falë sulmuesit të tyre Diego Milito i cili sërish ka shënuar një gol mjaft të rëndësishëm.

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm sfida e ardhshme, në të cilën do të mësohet dhe skuadra që do të jetë në gjysmëfinalet e këtij evenimenti.

r.b/NOA

KOMENTE