Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pashkët, shtohen sportelet në pikat kufitare
English

Pashkët, shtohen sportelet në pikat kufitare

Gjirokastër, 1 prill, NOA - Vigjilja e festës së Pashkëve, ka nisur të shfaqë nëpër pikat kufitare në jug të vendit edhe dukurinë e fluksit të ardhjes së emigrantëve nga Greqia.

Sipas të dhënave që konfirmohen nga forcat e policisë së Gjirokastrës për agjencinë e Lajmeve NOA, me qëllim krijimin e lehtësirave ligjore emigrantëve si dhe shmangien e radhëve të gjata, janë shtuar sportelet e hyrjes nga 3 që ishin në 7, si dhe nga 3 në dalje janë bërë 5.

E shtohet se në rast se fluksi do të jetë i papërballueshëm me këto kapacitete, do të ketë të tjera shtesa në sportele dhe efektiva.

Ndërkaq, në funksion të këtyre masave, është marrë takim edhe me palën greke që dhe ajo të marrë masa që të ketë lëvizje të njëtrajtshme duke bërë të mundur eliminimin e radhëve të gjata, ku si rezultat i këtyre takimeve është premtuar nga pala greke se do të ketë të njëjtin angazhim për këtë qëllim.

Gjithashtu për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do zhvillohen për festimin e festës së Pashkëve, qoftë në kultet fetare apo në sheshe dhe lokale janë marrë masa të plota që këto aktivitete të kalojnë pa probleme.

Ndërsa, për sigurimin e rendit dhe qetësisë në qendrat e banuara është rritur prezenca e uniformave blu si dhe e shërbimeve të parandalimit të krimit.

n.e/NOA

KOMENTE