Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prokuroria: Hetimet i kemi pushuar me ligj
English

Prokuroria: Hetimet i kemi pushuar me ligj

Tiranë, 1 prill, NOA - Pushimi prej prokurorisë i hetimeve mbi emrat e dorëzuar nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, është konsideruar i drejtë nga gjykata dhe kjo tregon se vendimarrja e saj nuk ka qenë me standarte të dyfishta, por e bazuar në ligj.

Me këtë argument, organi i prokurorisë i është kundërpërgjigjur akuzave të drejtuara para komisionit të Ligjeve nga Inspektori i Përgjithshëm i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë, Adriatik Lalla se prokuroria përdor standarte të dyfishta në hetimin e rasteve të referuara nga ILDKP.

"Por Prokuroria sqaron se vendimarrjen, në rastin e hetimeve penale, e bazon në provat e administruara gjatë hetimit nga policia gjyqësore. Në rastin kur pushohen hetimet vendimet e prokurorisë në bazë të ligjit janë të ankimueshme në gjykatë dhe tek prokurori më i lartë", thuhet në deklaratën reaguese të organit të akuzës.

Duke përmendur emrat konkretë për të cilët janë mbyllur dosjet, Florian Nova me detyrë ambasador; Arjan Ndoja me detyrë prokuror dhe Shpëtim Guxholli me detyrë inspektor tatimesh në Korçë; prokuroria pohon se kjo është bërë në bazë të ligjit.

n.e/NOA

KOMENTE