English

Zgjidhet myftiu i ri i Shkodrës

Shkodër, 1 prill, NOA - Një delegacion nga Komunitetit Musliman Shqiptar, nën drejtimin e nënkryetarit Bujar Spahiu, ka kryer prezantimin e myfiut të ri të Shkodrës, Ermal Nurja.

Ai rrjedh nga një familje qytetare shkodrane dhe pasi ka kryer 8 vjet studime në medresenë "Haxhi Sheh Shamia" në 8-vjeçare dhe të mesme, ka vazhduar studimet e larta në Universitetin Instanbul, Fakulteti Teologjik, në Stamboll, ku ka mbrojtur diplomën me temë "Kultura e shkruar në Shqipëri gjatë sundimit osman (1385-1912)".

Më pas ka vazhduar studimet pasuniversitare master në Universitetin Marmara, Stamboll, në degën Histori Islame me temë "Institucionet, objektet dhe jeta fetare në Vilajetin e Janinës, sipas regjistrave protokollarë të viteve 1880-1913, midis Janinës dhe Meshihatit të Stambollit".

Ai ka kryer gjithashtu edhe studime e hulumtime edhe në Arkivën Osmane të Kryeministrisë së Turqisë në lidhje me Shqipërinë.

Pas studimeve ka punuar pranë disa revistave islame, si dhe në Medresesë "Haxhi Sheh Shamia" etj.

n.e/NOA

KOMENTE