Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ahmeti-Thaçi, shkëmbejnë replika të ashpra mes tyre
English

Ahmeti-Thaçi, shkëmbejnë replika të ashpra mes tyre

Shkup, 2 prill, NOA - Kreu i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçi, sot kanë shkëmbyer akuza të rënda në adresë të njëri-tjetrit.

Lideri i PDSH-së, ka kërkuar nga Ali Ahmeti që përfundimisht të largohet nga skena politike sepse sipas tij ka gënjyer shqiptarët dhe nëpërkëmbur gjakun e dëshmorëve.

I menjëhershëm ka qenë reagimin i Ahmetit, të cilin Menduh Thaçin e ka krahasuar me mallrat me afat të skaduar.

"Nëpër depo ka mallra të cilave u ka skaduar afati. Menduh Thaçi në politikë është me afat të skaduar dhe nuk besoj se ka qytetar shqiptar në Maqedoni që do të gëlltisë ndonjë ushqim nga këto ushqime me afat të skaduar. Kështu që nuk dua të komentoj më shumë deklaratën e Thaçit. Nëse e bën për qëllime politike apo nëse e bën që unë t'i kundërpërgjigjem Thaçi, më duket se e ka të kotë sepse asnjëherë nuk jam marrë me punë të kota", - deklaroi Ahmeti.

Dy liderët politikë shqiptarë gati dy deceniet janë në skenën politike në Maqedoni, mirëpo nuk mund të thuhet se kanë bërë shumë në avancimin e pozitës së shqiptarëve në këtë shtet.

Mbi 30 për qind e populli shqiptar në Maqedoni akoma nuk i gëzojnë të drejtat më elementare të cilat parashihen në Marrëveshjen e Ohrit.

NOA-INA

KOMENTE