Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
E drejta për të jetuar në paqe dhe liri
English

E drejta për të jetuar në paqe dhe liri

"Ligji shqiptar mbron të drejtat e njeriut dhe kjo përfshin të drejtën për të jetuar në paqe dhe liri, pavarësisht nga orientimi seksual"

Nga Xhon L. Uidhers, II*

Ambasador i SHBA në Shqipëri

English Version Below

Është privilegj i madh për mua që jam këtu në qytetin historik të Lezhës. Është një privilegj i madh të jem në vendin ku heroi kombëtar i Shqipërisë, Skënderbeu, ka marshuar dhe është varrosur. Por, është kënaqësi e veçantë që sot jam në krah të një prej njerëzve më të guximshëm që kam njohur në jetën time, Zonja Çela.

Pak ditë më parë në Athinë, një grup ekstremistësh të rinj kishin hedhur parulla e kishin bërë kërcënime kundër popullit shqiptar. Për fat të mirë, shumica e popullit grek nuk i pranoi ato pikëpamje dhe në fakt qëndrojnë kundër atyre pikëpamjeve; thjesht nuk ndjehen ashtu. Dhe qeveria e Greqisë i dënoi ato veprime. Ishin veprime diskriminuese dhe njerëzit këtu në Shqipëri kishin të drejtë të protestonin. Edhe ne, si miq të Shqipërisë, i dënojmë ato. Asnjë formë diskriminimi, kundër cilitdo, kundër cilitdo individ nuk është e pranueshme në botën tonë modern demokratike.

Pak javë më parë, një i ri i guximshëm, i quajtur Klodi Çela, deklaroi publikisht në televizion, në programin e njohur Big Brother, që është homoseksual. Pak kohë më pas, kjo grua e jashtëzakonshme që është ulur pranë meje doli publikisht për të mbështetur djalin e saj me një prej fjalimeve më prekëse që kam dëgjuar ndonjëherë. Unë e përshëndes për kurajën e saj.

Familja e saj është nga Lezha. Në këtë qytet pati disa njerëz që pas këtyre ngjarjeve reaguan në mënyrë homofobike. Unë e respektoj, nuk e sfidoj, të drejtën e atyre personave për të shprehur mendimet e tyre lirisht. Gjithmonë do ta respektoj fjalën e lirë. Por kur këta persona kalojnë nga shprehja e mendimeve në veprime armiqësore dhe në kërcënime për veprime kundër familjes Çela, kësaj familjeje të mirë, duke i detyruar ata me gjithë këtë trysni, që të braktisin shtëpinë e tyre - nuk kemi më të bëjmë me shprehje të mendimeve, por me diskriminim.

Banorët e Lezhës janë njerëz të mirë, të shkëlqyer, me një traditë fisnike dhe historike. Dhe e di që shumica e njerëzve këtu, shumica dërrmuese e njerëzve këtu, nuk i pranojnë veprimet e atyre pak personave. Ata nuk e pranojnë gjuhën e dhunshme, abuzimin, apo kërcënimet fizike kundër njerëzve që kanë jetuar këtu gjithë jetën e tyre dhe kanë dhënë kontribut për mirëqenien e këtij komuniteti. Ne jemi këtu përpara jush, përfshi kolegun tim të shquar dhe mikun e mirë Ambasadorin e Gjermanisë, për të shprehur mbështetjen për këtë grua të guximshme dhe familjen e saj, përfshi djalin e saj Klodin.

Ligji shqiptar mbron të drejtat e njeriut dhe kjo përfshin të drejtën për të jetuar në paqe dhe liri, pavarësisht nga orientimi seksual. Klodi e ka këtë të drejtë, Znj. Çela e ka këtë të drejtë, për të jetuar këtu pa frikë, në shtëpinë e tyre dhe të ecin lirisht në këtë qytet ashtu si çdo qytetar tjetër shqiptar. Ajo ka jo vetëm të drejtën dhe mbrojtjen ligjore për ta bërë këtë, por ka edhe të drejtën morale bazuar mbi vullnetin e mirë të të gjithë atyre njerëzve që besojnë tek liria e drejtësia, qofshin shqiptarë apo të huaj.

Sot është e premtja e zezë. Është dita kur njerëzit anembanë botës mendojnë mbi gjëra më fisnike dhe vlera më të mëdha. Më lejoni t'ju lexoj atë çfarë ka thënë Papa Benedikti mbi këtë çështje pak vite më parë: "Është e mjerueshme që personat homoseksualë kanë qenë dhe janë shënjestër e keqdashjes së dhunshme në fjalë apo veprime. Një trajtim i tillë meriton dënim nga priftërinjtë e kishës kudo që të shfaqet…Dinjiteti thelbësor i çdo njeriu duhet respektuar gjithmonë me punë, me vepra dhe në ligj."

Znj. Çela, jemi me ju sot dhe do të jemi gjithmonë me ju! Ju falënderoj shumë që jeni këtu sot!

(*) Fjala e mbajtur sot në një Tryezë të Rrumbullakët në Lezhë

English Version: The right to live in liberty and in freedom

KOMENTE