English

Europa League, fiton Benfica, barazim në derbin spanjoll

Spanjë, 2 Prill NOA - Janë luajtur mbrëmjen e djeshme sfidat e Europa League dhe duhet thënë se në të gjitha ndeshjet e zhvilluara nuk u përcaktua asnjë skuadër, e cila arriti të krijonte një epërsi golash për të bërë më të lehtë kalimin për në fazën tjetër.

Për sa i përket sfidës midis Benfikës dhe Liverpulit ajo mbaroi me rezultatin 2 me 1 në favor të vendasve.

Djemtë e Bentiezit kaluan të parët në avantazh me anë Agger ne minutën e 9 të pjesës së parë. Më pas erdhi dhe largimi me kartonin e kuq për Babel, i cili e la skuadrën e Liverpulit me dhjetë lojtarë, gjë e cila u shfrytëzua menjëherë nga Benfica duke realizuar në minutën e 32 nga pika e bardhë e penalltisë me anë të Cardozo.

Më pas për të kaluar në avantazh vendasit duhet të realizonin një tjetër penallti, e cila u krye me sukses nga i njëjti autor.

Me të njëjtin rezultat përfundoi dhe sfida tjetër midis Fulham dhe Wolfsburg. Anglezët të cilën eliminuan ekipin e Juventusit, u duk se e mbyllën ndeshjen me dy golat e realizuara nga Zamora dhe Duff respektivisht në minutën e 14 dhe 18.

Më pas goli i cili la të hapur këtë sfidë erdhi në minutën e 89, ku për gjermanët shënoi Madlung.

Një tjetër 2 me 1 ishte dhe ai në sfidën midis Hamburgut dhe Standard Liegi, ku golit të shënuar nga Mbokani në minutën e 31, iu përgjigjën në fillim Petriç dhe më pas Van Nistelrooy.

Spektakël në derbin spanjoll ku ndeshja midis Valencias dhe Atletico Madrid përfundoi në shifrat 2 me 2. Atletico kaloi në avantazh me Frolan në minutën 59 dhe më pas dyfishoi shifrat Antonio Lopez.

Valencia arrti të barazonte këto shifra duke shënuar me anë të Manuel Fernandes, në minutën e 67 dhe më pas me Villën në të 82. Tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm sfidat e kthimit, të cilat janë në program të luhen më datë 8 prill.

r.b/NOA

KOMENTE