Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Frankofonia dhe Shopen sjell Pascal Gallet në Tiranë
English

Frankofonia dhe Shopen sjell Pascal Gallet në Tiranë

Tiranë, 2 prill, NOA /Milena Selimi - Është një ditë e veçantë për njohësit e muzikës. Ashtu si kanë premtuar kohë më parë organizatorët e Pranverës Frankofone, Pascal Gallet do të jetë në Tiranë.

Pianisti vjen me rastin e Pranverës Frankofone, por edhe vitit të Shopen, e sot më 2 prill do të ketë një koncert recital në Akademinë e Arteve.

Repertori i Gallet në Tiranë do të jetë me pjesë të ndryshme nga ky kompozitor, por patjetër aty do të jenë edhe klasikët Bach, Debussy, Messiaen, Sancan, Jolivet etj. Pianisti Pascal Gallet u lind në Savoia dhe është në koncerte që në moshën 10 vjeçare, ku prej këndej ka njohur vetëm suksese.

Mund të thuhet se është një eveniment për Tiranën muzikore.

Profesionalizmi i tij, ndërthurur dhe me cilësitë organizative e ka bërë që prej vitit 2001, ai të jetë edhe drejtor artistik i festivalit ndërkombëtar "Piano à Fontmorigny" që zhvillohet çdo vit në Cher. Pianisti francez është vlerësuar tepër edhe nga kritika.

Kështu p.sh., Alain Lompech, kritiku muzikor i gazetës "Le Monde" mbi sonatën e 2-të të Chopin të interpretuar prej Gallet, ka thënë: "Sonata, e krahasuar me emra të mëdhenj si Alfred Cortot, Serge Rachmanino, Martha Argerich, Nelson Freire, është një version i shkëlqyer, me gusto të ekuilibruar dhe pa miniera".

Në vitin 1987, ai merr një çmim të parë, që e shtyn të vijojë më tej udhën drejt muzikës. Gallet ka realizuar disa turne nëpër vende të ndryshme të botës, si Kanada, SHBA, Meksikë, Itali, Spanjë, Zvicër, Serbi, Kinë, Tajvan, Japoni, Brazil etj.

Ai ka interpretuar dhe interpreton në salla të njohura si Gaveau, Theatre du Chatelet, Salla Moliere dhe Opera e Lionit, ku ka luajtur edhe krah personaliteteve më të njohur të muzikës franceze dhe ndërkombëtare.

Pascal Gallet ka në repertorin e tij edhe shumë krijime të kompozitorëve bashkëkohorë si Thierry Pecou, Henri Fourrès, Uidmann, Sciortino, Dequing, Jevtic. Duke pasur parasysh bagazhin e tij, ai është zgjedhur të japë mësime të rregullta në një konservator kombëtar.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE