English

Një bibliotekë për nxënësit e Milotit, dhurata në Ditën Botërore vjen nga AMC

Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë i gjen nxënësit e shkollës 9-vjeçare me një biblioteke të të re

Milot, 2 Prill NOA - AMC në Ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë mundësoi çeljen e bibliotekës për nxënësit e Milotit. Biblioteka e e re, dhuruar nga AMC, do të përmbajë libra artistik për lexim jashtëshkollor, fjalorë të gjuhës shqipe, fjalorë enciklopedik dhe libra shkencorë. Shumëllojshmëria e librave të kësaj biblioteke do të ndihmojë nxënësit në procesin mësimor, duke ndihmuar drejtpërdrejt në pasurimin e dijeve të tyre.

Për AMC ndihma në shtimin dhe pasurimin e bibliotekave të shkollave është një ndihmesë direkte në përmirësimin e cilësisë së formimit të brezave të ardhshëm.

Drejtori i shkollës 9 vjeçare të Milotit, z.Kastriot Marku falënderoi AMC që e ndihmoi në krijimin e bibliotekës. "E vlerësoj shumë faktin që AMC mbështet nisma të këtij lloji. Nxënësit e duan librin dhe leximin. Librat dhe biblioteka e dhuruar nga AMC do t'u shërbejnë si nxënësve ashtu edhe mësuesve."

Që sot, në ditën Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë, të 520 nxënësit e shkollës 9-vjeçare të Milotit do të kenë një bibliotekë të përshtatshme për lexim dhe të pasur me libra. AMC e shikon bibliotekën si një mundësi për të pasuruar botën e nxënësve dhe për të ndërtuar një botë me vlera qytetare.

Kjo nuk është hera e parë që AMC mbështet afrimin me librin. AMC ka mbështetur programin e UNICEF "Shqipëria Lexon, ka ngritur bibliotekat e shkollave të Vorës dhe Marikaj si edhe ka rikonstruktuar sallën e leximit të Bibliotekës Kombëtare së fundmi. Edhe në të ardhmen AMC do të jetë mbështetëse e projekteve që synojnë përmirësimin e kushteve të edukimit dhe arsimimit.

e.r/NOA

KOMENTE