Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Uidhers: Nuk po mbroj Big Brother, jam ambasador i SHBA
English

Uidhers: Nuk po mbroj Big Brother, jam ambasador i SHBA

Lezhë, 2 Prill NOA - Update - "Ligji shqiptar mbron të drejtat e njeriut dhe kjo përfshin të drejtën për të jetuar në paqe dhe liri, pavarësisht nga orientimi seksual". Këtë deklaratë bëri sot Xhon L. Uidhers, Ambasador i SHBA në Shqipëri gjatë një tryeze të rrumbullakët që pati me banorë në qytetin e Lezhës, i ndjekur dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

Gjithsesi, Uidhers theksoi se nuk dëshironte "që media të ofrojë një përshtypje të rreme" ndaj tha: "Në Shqipëri, jam përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përfaqësoj interesat dhe vlerat e popullit amerikan. Ju siguroj që nuk jam përfaqësues i programit Big Brother".

Duke iu referuar rastit të Klodian Çelës i cili pak javë më parë, deklaroi publikisht në televizion, në programin e njohur Big Brother, që është homoseksual dhe se pak kohë më pas, kjo grua e jashtëzakonshme që është ulur pranë meje doli publikisht për të mbështetur djalin e saj me një prej fjalimeve më prekëse që kam dëgjuar ndonjëherë, Uidhers tha se "familja e saj është nga Lezha".

Madje Uidhers mbajti qëndrim për largimin e familjes nga kërcënimet. Por deklarata e z.Uidhers erdhi në momentet që Policia e Lezhës konfirmoi se arratia e familjes së homoseksualit, ishte një mashtrim.

"Në këtë qytet pati disa njerëz që pas këtyre ngjarjeve reaguan në mënyrë homofobike. Unë e respektoj, nuk e sfidoj, të drejtën e atyre personave për të shprehur mendimet e tyre lirisht. Gjithmonë do ta respektoj fjalën e lirë. Por kur këta persona kalojnë nga shprehja e mendimeve në veprime armiqësore dhe në kërcënime për veprime kundër familjes Çela, kësaj familjeje të mirë, duke i detyruar ata me gjithë këtë trysni, që të braktisin shtëpinë e tyre - nuk kemi më të bëjmë me shprehje të mendimeve, por me diskriminim", - deklaroi z.Uidhers, fjalën e plotëç të të cilit e gjeni këtu.

Duke evidentuar faktin se ligji shqiptar mbron të drejtat e njeriut dhe kjo përfshin të drejtën për të jetuar në paqe dhe liri, pavarësisht nga orientimi seksual, z. Uidhers tha se Klodi e ka këtë të drejtë, Znj. Çela e ka këtë të drejtë, për të jetuar këtu pa frikë, në shtëpinë e tyre dhe të ecin lirisht në këtë qytet ashtu si çdo qytetar tjetër shqiptar.

"Ajo ka jo vetëm të drejtën dhe mbrojtjen ligjore për ta bërë këtë, por ka edhe të drejtën morale bazuar mbi vullnetin e mirë të të gjithë atyre njerëzve që besojnë tek liria e drejtësia, qofshin shqiptarë apo të huaj", - shtoi ambasadori amerikan.

e.r/NOA

Lexoni fjalimin e plotë të Uidhers: E drejta për të jetuar në paqe dhe liri

KOMENTE