English

Zbulimet e reja shkencore përballë realitetit shoqëror

Vëzhgim

Tiranë, 2 Prill - Në Ditën Ndërkombëtare të Autizmit, teksa agjencitë e shtypit u bëjnë jehonë zbulimeve të reja shkencore, mbi çështjet e autizmit (njohur edhe falë filmit "Rain Man" me Dustin Hoffman), realiteti shoqëror gjendet përballë vështirësive organizative. Janë të shumta pengesat që familjet hasin në jetën e përditshme.

Ka shumë raste kur institucionet, por edhe vetë shoqëria nuk tregojnë mirëkuptimin e duhur ndaj fëmijëve të prekur nga autizmi dhe shpesh familjeve të tyre u duhet të përballen me një sërë vështirësish dhe problemesh të llojeve të ndryshme.

Edhe mungesa e mësuesve mund të jetë një problem, por problemet ekzistojnë edhe kur këta persona rriten.

Për këtë arsye, shoqëria, të gjithë ne kemi akoma shumë për të bërë në këtë drejtim. Këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje, përndryshe ata dhe familjet e tyre do të ndihen të izoluar.

Një përpjekje e tillë është edhe realizimi i këtij mjedisi të specializuar, i cili ofron shërbime për 10 fëmijë dhe të rinj autistë, nga 50 fëmijë të diagnostikuar me probleme të zhvillimit dhe me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike, të cilët marrin shërbime ditore të specializuara në këtë qendër.

Mjedisi i veçantë i krijuar për zhvillimin e terapisë për fëmijët me autizëm, ka për qëllim ofrimin e një shërbimi specifik, i cili shërben për të stimuluar shqisat dhe ndijimet e fëmijëve, në vijim të programit të trajtimit individual për çdo fëmijë.

Për fëmijët me autizëm, informacioni shqisor i marrë nga mjedisi është shumë i rëndësishëm dhe bashkëveprimet midis fëmijës dhe mjedisit ndikojnë në zhvillimin e trurit dhe ndikojnë në proçesin e të mësuarit.

Për të ndihmuar këta njerëz në vështirës, një qendër e posaçme u ngrit nga Bashkia e Tiranës dhe ka nisur këto ditë punën.

Kryetari i Bashkisë Edi Rama, thotë se qëllimi i terapisë që do të zhvillohet në këtë mjedis është të përmirësojë aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin e marrë nëpërmjet shqisave, në mënyrë që fëmija të rrisë aftësitë ndërvepruese të tij në aktivitetin e përditshëm.

Gjatë kësaj terapie, fëmija do të ketë mundësi të bashkëveprojë me terapistin dhe të kryejë një aktivitet që kombinon ngacmimet shqisore me lëvizjen.

Përveç kësaj, një ndërhyrje tjetër që Bashkia e Tiranës po zbaton paralelisht, është dhe trajnimi i stafit edukator të çerdheve, për njohjen dhe dedektimin e hershëm të fëmijëve që shfaqin probleme të veçanta të zhvillimit, gjë e cila mundëson ndërhyrjen në kohë për këtë kategori fëmijësh.

e.r/NOA

KOMENTE