English

Arrin në Belgjikë gaforrja gjigante

Bruksel, 3 Prill, NOA - Quhet Crabzilla, gaforrja më e madhe në botë, më shumë se 3,5 metra e gjatë, dhe tani është në Belgjikë, në ekspozitën Sea Life di Blankenberge.

Crabzilla vjen nga Japonia, dhe kur të rritet mund të shkojë deri në 4,5 metra. Ajo i përket llojit "Macrocheira kaempferi" dhe u kap vitin e kaluar në Oqeanin Paqësor nga ku u dërgua më pas në Birmingham.

Për ta transportuar nga Anglia në Belgjikë, gaforrja gjigante u vendos në një vagon të posaçëm treni që kalon nëpërmjet tunelit Manica.

a.k/NOA

KOMENTE