English

Formula 1, Webber fiton provat

Kuala Lumpur, 3 Prill, NOA - Në provat për Çmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1, kohën më të mirë e shënoi australiani Mark Webber me makinën e skuadrës Red Bull. Në vend të dytë doli Nico Rosberg me makinën Mercedes Gp, ndërsa në vend të tretë gjermani, Sebastian Vettel me skuadrën Red Bull.

Michael Schumacher, sërish nuk ka arritur të dhurojë emocione për fansat e tij. Ish-kampioni i botës ka zënë këtë radhë vendin e tetë me makinën e tij Mercedes.

Pilotët e tjerë të kësaj gare si: Alonso, Hamilton, Massa dhe Button u skualifikuan nga këto prova më parë.

Gara finale për çmimin e Malajzisë do të zhvillohet ditën e dielë në Kuala Lumpur.

m.xh/NOA

KOMENTE