Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fugoni me pasagjerë bie në humnerë, dyshohen 2 të vdekur UPDATE
English

Fugoni me pasagjerë bie në humnerë, dyshohen 2 të vdekur UPDATE

Tropojë, 3 Prill NOA Update - Një tragjedi rrugore dyshohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Tropojë pasi një furgon me pasagjerë doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Valbonë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Policia tha se bëhet fjalë për një rënie prej afro 100 metra lartësi dhe ka dyshime të forta për një tragjedi me viktima në njerëz ku për momentin raportohet për dy persona të konstatuar mbi ujë, sipas dëshmive të banorëve në vendngjarje.

Për momentin konsiderohen të zhdukur drejtuesi i fugonit, Sali Kurmeka, rreth 50 vjeç nga fshati Begaj i rrethit Tropojë i cili dyshohet të ketë gjetur vdekjen, bashkëshortja e tij Fatmira Kurmeka, rreth 45 vjeçe, që gjithashtu gjendej në furgon, kurse zyrtarisht nuk konfirmohet për persona të tjerë të zhdukur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16.30 të ditës së sotme në vendin e quajtur Ura e Kolgecajt rreth tre kilometra në afërsi të Tropojës, kur një fugon pasagjeres ku ende nuk është saktësuar sa persona bartte, po udhëtonte dhe në një moment shoferi ka humbur kontrollin dhe mjeti ka rënë në afro 100 metra lartësi.

Fugoni ishte nisur nga qyteti i Bajram Currit për në fshatrat e rrethit Tropojë por nuk ka detaje për destinacionet e plota.

Në vendngjarje mësohet se sapo kanë mbërritur forca speciale dhe disa palombarë të cilët pritet të kryejnë zhytje për të nisur kërkimet në ujin e ftohtë të lumit Valbonë.

e.r/NOA Vijon...

KOMENTE