English

Policia e Kosovës me uniformë të re, hapet konkursi

Prishtinë, 3 prill, NOA - Brenda këtij viti Policia e Kosovës do të ketë një uniformë të re. Mediat kosovare raportojnë se ka nisur procedura për aprovimin e dizajnit të ri të uniformave, por pa ndryshuar simbolet aktuale. Konkursi i shpallur nga autoritetet jep një përshkrim të shkurtër të projektit, për imazhin e ri që do të përcjellin në publik forcat e Policisë së Kosovës.

Në konkurs thuhet se firma që do të marrë përsipër realizimin e projektit duhet të propozojnë një uniformë të rehatshme dhe të dallueshme nga njerëzit e tjerë.

Konkursi për idenë më të mirë të uniformave do të shpallë dhe tre fitues nga ku institucionet do të zgjedhin më të përshtatshmen.

Vendi i parë do të fitojë 5 mijë euro, vendi i dytë me 3 mijë euro, ndërsa vendi i tretë do të marrë 2 mijë euro. Afati kohor për konkursin është caktuar data 26 prill 2010.

m.xh/NOA

KOMENTE