Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Serbia kërkoi ndjesë për Sebrenicën, por nuk mjafton
English

Serbia kërkoi ndjesë për Sebrenicën, por nuk mjafton

Beograd, 3 prill NOA - Gjëja më e tmerrshme rreth masakrës së Srebrenicës është se të dhënat për numrin e të vrarëve ndryshojnë. Ishin 6 mijë boshnjakë burra dhe djem që u vranë nga ushtarët etnikë serbë në vitin 1995, apo ishin 7 mijë? Konsensusi fillimisht ishte mes të dyjave. Por, më pas, numri total i të vrarëve shkoi në 7 mijë. Serbia, më në fund, sot ka kërkuar ndjesë për këto vrasje, ku numri i parashikuar i të vdekurve qëndron në 8 mijë.

Dhe, çfarë janë 7 apo 8 mijë trupa kur i vendos kundër gjenocidit të milionave të Luftës së Dytë Botërore? Të dhënat duken pa kuptim, të paimagjinueshme, po aq sa multi-miliardat e dollarëve të humbura në sistemin botëror financiar. Në të dyja rastet duhet të theksohet se numrat ekzaktë janë më të parëndësishëm, sesa fakti që duhet siguri që sistemi keqfunksionues të mos përsëritet më, shkruan "Daily Telegraph". Është inspirues fakti që mes grupeve politike që miratuan faljen në Parlamentin serb, ishte edhe Partia Socialiste, e drejtuar dikur nga Sllobodan Millosheviq. Kjo parti lëvizi nga makthi i nacionalizmit ekspansionist, që drejtoi luftën 1992-1995 deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Serbia ka lëvizur gjithashtu. Tashmë serbët nuk ëndërrojnë për Serbinë e madhe, por për integrimin në BE dhe lehtësirat që krijohen bashkë me integrimin në fushën e tregtisë dhe të lëvizjes. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, është njeri i mirë, modest në rrugën e tij, por jo i paefektshëm. Madje, jo vetëm shkëputja e Kosovës, tashmë një komb i pavarur, nuk ka hapur tubat për lumenj të freskët gjaku, si shumë e parashikuan. Serbia është e aftë për t'u bashkuar me BE-në. Ratko Mlladiq, gjenerali që udhëhoqi masakrën e Srebrenicës, është një prej serbëve më të kërkuar për krime, që ende nuk është kapur. Ditët e tij të lirisë janë me siguri të numëruara. Por, për boshnjakët, kjo nuk është e mjaftueshme. Rezoluta serbe sot, ndërsa kërkonte falje, nuk e përmendi fjalën gjenocid. Është e vërtetë që ushtarët serbë nuk vranë çdokënd në Srebrenicë. Teknikisht, ishin vetëm djemtë në moshë për luftë (nëse fëmijët dhe pleqtë mund të konsiderohen në moshë për luftë), të cilët u therën. Pra, pak dyshime ka rreth dimensionit etnik të vrasjeve. Kështu që, një ndjesë për gjenocid duhet të bëhet. Por, kjo nuk duhet t'i zhvlerësojë hapat e mëdhenj që Serbia ka bërë, duke njohur dhe kalkuluar të kaluarën e saj të përgjakshme. Megjithatë, kthimi në Srebrenicë është ajo që na shërben të gjithëve më shumë, sesa një ndjesë e serbëve. Ekipet ende nxjerrin nga dheu organet e të vdekurve të varrosur. Deri më tani, më shumë se 5600 viktima janë identifikuar në bazë të AND-së. Ato kanë shpëtuar me fjalë të tjera nga anonimiteti i varrosjeve masive. U janë dhënë emrat sërish dhe janë varrosur si duhet. Kjo punë tregon se saktësimi i numrave të vrasjeve nga gjenocidi, nuk është më pak i rëndësishëm sesa të siguruarit se sistemi i gjenocidit nuk do të ndodhë më. Përkundrazi, është esenciale për këtë proces. Çdokush që ka vizituar Jad Vashemin, di përpjekjet e tij për të dokumentuar Holokaustin, për të kujtuar çdo person të kapur në sistemin e ashpër. Duke bërë këtë, tregohet se një sistem i tillë, që përpiqet kaq shumë për t'ua hequr viktimave identitetin dhe anën njerëzore, është i dështuar dhe i destinuar të dështojë.

KOMENTE