Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Skandalet e kishës njësoj si anti-semitizmi
English

"Skandalet e kishës njësoj si anti-semitizmi"

Romë, 3 prill, NOA - Kritikat ndaj papës dhe kishës katolike rreth skandaleve seksuale në media janë cilësuar të njëllojta me dhunën kundër hebrenjve. Komentet janë bërë nga prifti Raniero Kantalamasa, në fjalimin e mbajtur dje në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.

Por komenti i tij ka sjellë dhe reagimin e grupeve hebreje dhe viktimave të abuzimeve seksuale nga peshkopët katolikë.

Duke qëndruar i ulur pranë papës, Kantalamesa i krahasoi kritikat ndaj papës dhe kishës me atë që e quajti "dhunë kolektive" që e vuajtën hebrenjtë gjatë historisë.

Liderët e grupeve hebreje i quajtën vërejtjet të pavend dhe fyese, duke thënë se miliona hebrej kanë vdekur për shkak të sulmeve anti-semitiste, por skandalet për abuzimet seksuale katolike nuk kanë çuar në vrasje dhe shkatërrime masive.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE