Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarr në një Fast-Food në Laprakë, dëmtohet dhe një banesë
English

Zjarr në një Fast-Food në Laprakë, dëmtohet dhe një banesë

Tiranë, 3 Prill NOA - Një zjarr ka shpërthyer pak minuta më parë në Tiranë pranë Spitalit Ushtarak, në një dyqan-kioskë, duke përhapur rrezen e flakëve edhe në një banesë që ndodhet pranë saj.

Burime në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se ngjarja ndodhi në një Fast-Food që ndodhet në lagjen "Laprakë", afër Spitalit Ushtarak. Ngjitur me dyqanin gjendet edhe një banesë ndaj edhe zjarri u përhap në të dy ambientet.

Paraprakisht raportohet për dëme të konsiderueshme në njësinë tregtare e cila u dogj plotësisht si dhe dëmtime më të vogla te banesa.

Forca të policisë së Tiranës dhe një ekip i Repartit të Mbrojtjes Kundër Zjarrit kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit te banesa por dyqani u dogj i tëri.

Konfirmohet se nuk ka asnjë të lënduar nga shpërthimi i zjarrit. Policia tha se dyshimet e para bien një shkëndije elektrike në mjediset e gatimit të Fast-Food-it

e.r/NOA

KOMENTE