Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fatos Qerimi inicion një festival të rinjsh
English

Fatos Qerimi inicion një festival të rinjsh

Tiranë, 5 prill, Milena Selimi NOA- "Tirana Music Festival" është festivali i ri që është iniciuar nën drejtimin e Fatos Qerimit. Ai do të hapet pas pak ditësh dhe do të jetë në fillim me një koncert të orkestrës frymore "Big Band" të Akademisë së Arteve të Tiranën nën dirigjimin e Qerimit.

Evenimenti do të shoqërohet dhe me pjesëmarrjen e klarinetistit të njohur italian Piero Vincenti.

E veçanta do të jetë se në dy data të këtij festivali do të jenë pjesëmarrës dhe vetë studentë të Akademisë në sallën "Zadeja" të Akademisë së Arteve.

Festivali është vendosur të jetë nga 22 deri më 29 prill dhe do të ketë pjesëmarrjen e muzikantëve nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova.

Gjatë ditëve të tij janë planifikuar plot shtatë koncerte në Akademinë e Arteve kurse koncerti përmbyllës është planifikuar të jetë në Teatrin Kombëtar ku do të interpretoj orkestra e Cameratës së Tiranës nën dirigjentin e njohur italian Piero Vincenti.

Organizatori i saj Fatos Qerimi është një nga instrumentistët më të njohur shqiptarë dhe përfaqësuesi i një dinastie shumë interesante muzikantësh.

m.s/NOA

KOMENTE