English

Mançini: Dua të rri te Mancester City

Londër, 5 Prill, NOA - Me hyrjen e skuadrës angleze, Manchester City në Ligën e Kampioneve, trainieri Roberto Mançini duket se do të shtyjë kthimin e tij në kampionatin italian.

Emri i tij është përmendur si një drejtues i mundshëm i skuadrës së Juventusit, por Mançni e ka përjashtuar rikthimin në Itali. "Mancester City është një klub special. Nuk kam thënë kurrë diçka të ndryshme nga kjo. Jam menaxheri i Manchesterit dhe jam mirë këtu", ka thënë ai për mediat italiane.

Mançini ka shtuar se është e vështirë të arrijë marrjen e kampionatit, "por nëse vazhdojmë të luajmë mirë do të jetë në duart tona".

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE