English

Për herë të parë katër femra në hapësirë

Florida, 5 Prill, NOA - Anija e re kozmike e Nasa-s është duke u bërë gati për tu nisur drejt hapësirës. Nisja e saj do të bëhet në qendrën hapësinore në Florida "Kennedy" rreth orës 12:21 të ditës së sotme.

Por ajo që e bënë më të rëndësishme këtë fluturim ka të bëjë me faktin se për herë të parë në hapësirë do të janë katër femra së bashku.

Në ekuipazhin e anijes së sotme janë tre prej tyre; amerikanet Stefani Uilson e Dorothy Metcalf-Linderburger dhe japonezja Naoko Yamazaki. Së bashku me amerikanen tjetër Tresi Calduell Tyson, e cila ndodhet tashme në një stacion hapësinor, për herë të parë universi do të popullohet me katër gra. Misioni i tyre do të zgjas 13 ditë.

m.xh/NOA/ANSA

KOMENTE