Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosen 3 pasagjerë në aksident, zhduket shoferi
English

Plagosen 3 pasagjerë në aksident, zhduket shoferi

Tiranë, 5 Prill NOA - Tre persona, mes të cilëve edhe një foshnje 14-muajshe, mbetën të plagosur nga një aksident rrugor, në rrugën Bërxull-Ura e Limuthit kurse drejtuesi i mjetit u zhduk nga vendngjarja por sot ai ra në pranga.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite kur një kamionçinë "Ford" me targë TR 0327 G, e drejtuar nga Astrit Marku 38 vjeç, është përplasur me murin e një gomisterie dhe është rrëzuar në kanalin e majtë të rrugës.

Për pasojë janë plagosur R.M, 14-muajshe, Liljana Marku 24 vjeç dhe Xhevdet Marku 33 vjeç, banues në Vorë, të cilët ndodhen në spital në gjendje të rëndë.

Policia tha sot se ndaloi drejtuesin e makinës që shkaktoi aksidentin, Astrit Marku, banues në Tiranë.

Sipas policisë, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke fshehur automjetin dhe kapja e tij u bë nga policia e Komisariatit nr. 4. Ndaj tij do të rëndojë akuza e "shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

e.r/NOA

KOMENTE