Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Çdo ditë protesta, derisa të rivendosim demokracinë
English

Rama: Çdo ditë protesta, derisa të rivendosim demokracinë

Tiranë, 5 Prill, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të bashkohen në protesta për rivendosjen e demokracisë. Në një konferencë për mediat, kreu i PS-së deklaroi se do të ketë çdo ditë protesta, deri në protestën e madhe të 30 prillit.

"Së bashku me partnerët e koalicionit opozitar do të ndërmarrim nismat tona të protestës, që nuk do të ndalet as në 1 maj e tutje derisa të rivendosim demokracinë", tha ai.

Kreu i PS-së ka theksuar se është e nevojshme që të bashkohen të gjithë qytetarët për të refuzuar qeverinë dhe faturat e papërballueshme të saj.

Ai i ka bërë thirrje pensionistëve, zyrtarëve, të rinjve dhe gjithë shtresave të shoqërisë që sipas tij qeverisen keq nga drejtuesit e shtetit.

"Sot është dita për tu ndarë nga e shkuara e keqqeverisjes dhe për të shkuar drejt të së ardhmes, në të cilën qytetarët qeverisen falë zgjedhjeve të tyre të lira", ka thënë Rama.

Ai theksoi se duhet të "bashkojmë forcat për të dënuar krimin elektoral dhe për të hapur kutitë e shpresës. Çdo ditë një protestë për tu rikthyer më 30 prill në mitingun e madh të Tiranës".

m.xh/NOA

KOMENTE