English

Rossi i gatshëm për fillimin e kampionatit të Moto GP

Itali, 5 Prill NOA - Tashmë jemi në prag të fillimit sezonit të ri të Moto GP dhe Valentiono Rossi, i cili është ndër pretendentët kryesorë për fitimin e këtij titulli ka shprehur gatishmërinë e tij në lidhje me këtë kampionat.

"Më në fund jemi në prag të sezonit të ri dhe ndihem tepër i entuziazmuar, do të jetë një betejë e vërtetë pasi janë shumë pilotë të fortë në këtë sezon", - deklaroi Rossi duke shprehur dëshirën e tij për këtë fillim të sezonit të ri në Moto GP.

Objektivi i tij për këtë sezon është arritja e fitimit të titullit të 10 kampion bote dhe për këtë arsye "Doktori" është shprehur tepër entuziast.

Për sa i përket motorit të tij Rossi ka deklasuar se Yamaha e tij e re është tepër mirë por, gjithashtu ai është i vetëdijshëm dhe për vështirësitë që do të ketë me këtë motor.

r.b/NOA

KOMENTE